Cilat janë njësitë matëse të obezitetit

Cilat janë njësitë matëse të obezitetit

Njësitë matëse të Obezitetit

• Indeksi i Masës trupore (IMT), i cili është një matës për të treguar gjendjen e të ushqyerit tek të rriturit, llogaritet si pesha në kilogramë e pjesëtuar me gjatësinë në metra katrorë (kg/m2). Rreziku i një vdekjeje të parakohshme dhe shumë sëmundje serioze rriten kur ka vlera më të larta të IMT.1

Klasifikimi i obezitetit bazohet në vlerat e IMT (Indeksi i Masës Trupore) siç paraqitet në Figurën 1.1

Figura 1. Klasifikimi i obezitetit bazuar në vlerat e IMT1

Shkallët për peshën normale të IMT janë ndërmjet 18.5 dhe 24.9 kg/m2.1 Përgjithësisht pikat e ndërprera të pranuara nga IMT i përcaktojnë individët si:1

  • Mbipeshë nëse ata kanë një IMT prej 25-29.9 kg/m2
  • Obez nëse ata kanë IMT ≥ 30 kg/m2

Tabela në vijim përshkruan klasifikimet e mbipeshës dhe obezitetit dhe të perimetrit të belit sipas IMT, dhe parashtron rrezikun e sëmundjeve shoqërues për diabetin e tipit 2, hipertensionin dhe Sëmundjet Kardiovaskulare (CVD).6

  Kategoria IMT
Perimetri i belit Normal
18.5 - 24.9 kg/m2
Mbipeshë
25 - 29.9 kg/m2
Obez i Klasës I
30 - 34.9 kg/m2
Burrat: <102 cm
Gratë: <88 cm
Rrezik më i ulët Rrezik i rritur Rrezik i lartë
Burrat: ≥ 102 cm
Gratë: ≥ 88 cm
Rrezik i rritur Rrezik i lartë

Rrezik shumë i lartë 

Njësitë e matjes së Obezitetit abdominal

Rritja e treguesve sugjeron që Obeziteti abdominal, përveç yndyrës totale të trupit, është një parashikues i sëmundjeve dhe vdekshmërisë lidhur me obezitetin.2  2 Tre njësitë matëse të obezitetit abdominal janë:

• Perimetri i belit  i matur ne planin horizontal në mesin e distancës midis kreshtës së sipërme të kraharorit dhe pjesws së poshtme të fundit të barkut, me një shirit matës.3

  • Perimetri i belit konsiderohet si matësi më praktik i dhjamit të barkut. Yndyra e tepërt e barkut shoqërohet me rreziqe shëndetësore më të mëdha sesa yndyra në zonat periferike të trupit.3
  • Sa më i madh është perimetri i belit, aq më i madh është rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare.4

Si të matni perimetrin e belit tuaj në një mënyrë të saktë.

Para së gjithash ju duhet të:

  • Sigurohuni që të keni një shirit matës të gjatësisë së duhur (mundësisht 200 cm të gjatë)
  • Merrni matjen në shtrirjen më të gjerë anësore të ijes.
  • Qëndroni i lirë, në një pozicion normal dhe relaksohuni

Pastaj matja e saktë e perimetrit të belit kryhet si më poshtë

  1. Gjeni skajin e sipërm të ijes (kreshtën superiore të kraharorit) dhe skajin e poshtëm të harkut të fundit të brinjës
  2. Mbajeni shiritin matës në gjysmë të rrugës ndërmjet këtyre pikave, sigurohuni që shiriti të jetë horizontal me tokën, t'i përmbahet lëkurës, por mos e ngjeshni barkun  
  3. Bëni 2-3 frymëmarrje normale dhe mateni në fund të frymënxjerrjes normale

• Perimetri i ijeve i matur në nivelin e shtyllës së shpinës kockore anësore, ku kjo mund të ndihet, përndryshe në periferinë më të gjerë poshtë belit4. Matja duhet të merret rreth pjesës më të madhe të vitheve.

Si ta matni perimetrin tuaj të ijeve në një mënyrë të saktë.

  • Gjeni trokanterin e nyjes lidhëse më të madhe (Trokanteri më i madh i femurit është i gjerw, i parregullt, emri i katërkëndëshit të kockave në pjesën e sipërme anësore të ijeve)
  • Merrni matjen në shtrirjen më të gjerë anësore të ijes
  • Sigurohuni që shiriti matës të jetë horizontal
  • Matni dhe përcaktoni drejt matjen në centimetrin më të afërt

• Raporti bel-ije (RBI), i marrë duke matur perimetrin e belit të ndarë me perimetrin e ijeve.5 Tabela në vijim si një rezultat i gjetjeve pas matjes së RBI tregon pikat kritike sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe rrezikun e komplikimeve metabolike.7

Treguesi Bel-Ije
Rreziku i komplikimeve metabolike
 
Gratë
≥ 0.85 cm
Burrat
≥ 0.90cm
Rritur Ndjeshëm
 
 

Referenca